Please enter at least 3 characters.

Mot i ndryshueshëm, priten reshje shiu

2020/10/Moti-me-shi-shiu-ne-prishtine-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas institutit, parashihen reshje shiu, të cilat intensitetin do ta rrisin të dielën.

“Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote.”, është bërë e ditur në njoftim.

Sipas parashikimeve, të dielën përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik, parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarde.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s”, ka bërë të ditur IHMK. /Telegrafi/