Mosmarrëveshjet e mëhershme, rrahje në grup në një fshat të Pejës
04/04/2017
Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë të dyshuar në Bllagajë të Pejës pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë përfshirë në rrahje.
Si pasojë lëndime kanë pësuar dy të dyshuar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, dy nga të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.


