“Mos më prek vëlla” – aktori Jacob Elordi shkaktoi debat me mënyrën si i reagoi fansit
Aktori Jacob Elordi ka ndezur një debat në internet pasi reagoi ashpër ndaj një fansi që iu afrua për një selfie gjatë qëndrimit të tij në Japoni këtë fundjavë.
Në klip, i cili që atëherë ka marrë miliona shikime, ylli 28-vjeçar i "Wuthering Heights" shfaqet i pakënaqur ndërsa një fans e përshëndet me fjalët: “Çkemi shoku?”.
Tifozi më pas i vendosi dorën në shpinë për të tërhequr vëmendjen e tij, gjë që e habiti qartë aktorin.
Elordi kthehet dhe i thotë me zë të lartë: "Të lutem mos më prek, vëlla!" përpara se të largohet.
Incidenti ka ndarë përdoruesit e mediave sociale. Shumë prej tyre i kanë dalë në mbrojtje aktorit, duke theksuar se fansi kaloi kufirin dhe se askush nuk ka të drejtë të prekë të huajt.
"Pse po prek të huajt?", "Ndihem i turpëruar, dhe jo për shkak të Jacobit. Pse po prek njerëz në rrugë që nuk po e kërkojnë?", janë vetëm disa nga komentet mbështetëse.
Një përdorues përfundoi: "Jacobi kishte të drejtë të reagonte në atë mënyrë. Prekja e një personi tjetër nuk është e padëmshme".
Nga ana tjetër, disa përdorues besojnë se reagimi i Elordi-t ishte i pasjellshëm dhe se ai mund të kishte vepruar më mirë. "Jacob më është dukur gjithmonë arrogant. Nuk po e toleroj prekjen e tij, por më duket se ai vazhdimisht mendon se është mbi të tjerët", shkroi një kritik. Disa e lidhën reagimin e tij me arrogancën e supozuar.


