Please enter at least 3 characters.

Mori makinë me qira dhe e shiti, arrestohet 40-vjeçari i dënuar për mashtrim në Tiranë

2024/07/policia-e-shtetit.jpg

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është lokalizuar dhe vënë në pranga nga Policia, pas një operacioni të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare.

Shtetasi M. Z., banues në Elbasan, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Tiranës me 2 vjet burg për veprën penale "Mashtrimi", kryer në bashkëpunim. Ai, së bashku me dy persona të tjerë, kishte tjetërsuar pronësinë e disa automjeteve që kishte marrë me qira, duke i shitur ato në mënyrë të paligjshme, shkruan A2 CNN.

Pas ndalimit të tij, u konstatua se nga dënimi i dhënë, atij i kishin mbetur edhe 8 muaj burgim për të vuajtur. /Telegrafi/