Please enter at least 3 characters.

Morena Taraku realizon tatuazh portretin e babait dhe emrin e të dashurit të ri

2018/05/tunna-e1527620666299.jpg

Modelja e njohur Morena Taraku është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur të momentit.

Në media u dha lajmi se ajo tash e sa kohë ka nisur një lidhje të re me miliarderin iranian, Sasha Sobhani.

E përfolur gjatë gjithë ditës, modelja nga Peja preferoi të qëndrojë në heshtje deri në orët e vona të mbrëmjes.

Mirëpo lidhja e bukuroshes taraku është vërtetuar edhe nga vet ajo, kjo falë tatuazhit të fundit që ka realizuar në trupin e saj.

Morena ka pikturuar emrin e të dashurit të ri në krahun e saj.

Ka qenë një nga personat që ka realizuar tatuazhin, ai i cili ka ndarë me ndjekësit këtë fotografi në rrjetet sociale, ku shfaq tatuazhin e ri të modeles nga Peja.

Në po të njëjtën ditë, Morena ka realizuar edhe një tatuazh tjetër në krah, një portret të babait të saj, regjisorit të njohur Selami Taraku. /Telegrafi/