Morena Taraku në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtrihet në spital
27/03/2018
Modelja e njohur Morena Taraku është pa diskutim një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan çdo herë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj, gjersa në të shumtën e rasteve nuk mungojnë fotografitë provokuese.
Së fundmi, Taraku u ka treguar fansave se së fundmi nuk ka qenë edhe aq mirë me shëndet.
Ajo ka pozuar në shtratin e spitalit, ku shfaqet në duke marrë injeksion si pasojë e shëndetit jo të mirë.
Morena nuk ka treguar se çfarë ka me saktësi, megjithatë nuk duket të ketë qenë një shqetësim shumë i madh.
Ndryshe, është bërë e ditur që shumë shpejt, ajo së bashku me DJ Dagz dhe PM do të sjellin një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/


