Please enter at least 3 characters.

Moratti: Inter-Barca është si një finale, zikaltrit duhet të fitojnë

2019/12/MassimoMorattiinter-1.jpg
277:"MILAN, ITALY - JANUARY 25: FC Internazionale Milano president Erick Thohir and Massimo Moratti look on during the Serie A match between FC Internazionale Milano and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on January 25, 2015 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-pronari i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se sa herë që Nerazzurrët luajnë kundër Barcelonës është si një finale, ndërsa ka parashikuar një spektakël të madh të martën mbrëma.

Blaugranët udhëtojnë në Giuseppe Meazza si fitues të grupit, ndërsa zikaltrit duhet të fitojnë në mënyrë që ta sigurojnë kualifikimin e mëtutjeshëm.

"Inter-Barcelona është gjithmonë e veçantë, për historinë, për prestigjin dhe për cilësinë e madhe të të dyja skuadrave. Gjithmonë ka ndjesinë e një finaleje".

(Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

"Askush nuk dëshiron të dështojë, ka pritshmëri të mëdha nga të dyja palët, ndërsa jam i sigurt se do të jetë një spektakël i madh në San Siro".

"Interi duhet të hyjë në fushë me një qëllim; të fitojë. Të mos mendojë shumë për rezultatin në ndeshjen e Borussia Dortmundit. Duhet të fitojë dhe të mos e humbë kohën duke i kalkuluar opsionet", ka deklaruar Moratti për gazetën spanjolle, Sport. /Telegrafi/