Please enter at least 3 characters.

Morata e ka bërë nervoz Allegrin

Për trajnerin e Juventusit është koha që të analizohen forcat e skuadrës, njerëzit e dëmtuar, por edhe sjelljet e Alvaro Morattas dhe skuqjen e Simone Zazas, transmeton Telegrafi.

“Morata i nervozuar pas zëvendësimit? Unë jam më i nervozuar se ai, prandaj bën mirë që ta shfryjë diku tjetër nervozimin. I kuqi i Zazës? Do përdor një fjalë, i patolerueshëm!”, ka thënë Allegri pas fitores me rezultat minimal 1-0 kundër Genoas.

Në ndeshjen kundër Frosinones, kampioni italian nuk do ti ketë në dispozicion edhe sulmuesin kroat, Mario Mandzukic. /Telegrafi/