Please enter at least 3 characters.

Monaco, 70 milionë për dyshen e Portos

2016/01/f.0524183433598_m.jpg

Porto ka zbuluar se do të fitojë 45 milionë euro për kolumbianin Rodriguez dhe 25 për portugezin Moutinho, të cilët që të dy do të nënshkruajnë kontrata pesëvjeçare me klubin francez.

Shumat e transferimit janë rekorde: Rodriguez bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit francez, para dyshes së Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva.

Dhe ky është vetëm fillimi. Sipas mediave angleze, klubi të hënën do të zbulojë një marrëveshje të majme për sulmuesin e Atletico Madrid, Radamel Falcao.

Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, dhe portieri i Barcelonës, Victor Valdes., po ashtu janë afër arritjes së marrëveshjeve me Monacon, që sezonin e ardhshëm rikthehet në Ligue 1 pas dy sezoneve të kaluara në divizionin e dytë. /Telegrafi/