Please enter at least 3 characters.

Momenti nga sulmet ajrore izraelite në bazën ajrore në Siri

2024/12/1-91.jpg

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, pretendohet se shfaqin sulmet ajrore izraelite që kishin shënjestraur bazën ajrore ushtarake Mezzeh në afërsi të kryeqytetit sirian – Damask.

Videoja tregon bombardimet e ashpra mbi këtë bazë ajrore siriane, transmeton Telegrafi.

Izraelit ka kryer sot një sërë sulmesh ajrore në Siri, duke goditur depot e municionit nga frika se mund të bien në duar të forcave keqdashëse.

Sulmet kishin shënjestruar edhe sistemet e mbrojtjes ajrore si dhe fabrikat e prodhimit të armëve.

Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad, IDF-ja njoftoi se ka gjurmuar armët në Siri dhe se ka punuar për të parandaluar arritjen e tyre në duart e Hezbollahut apo ndonjë grupi tjetër armiqësor që kërcënon sigurinë e Izraelit. /Telegrafi/