Please enter at least 3 characters.

Momenti kur Messi e goditi me top Ronaldon në fytyrë (Video)

2017/12/ronaldo-2-4.jpg

Cristiano Ronaldo nuk ka qenë shumë prezent në fushë, por pas ndeshjes nëpër media ai ka qenë shumë i diskutuar.

Sidomos në rrjetet sociale po bën xhiro një video ku shihet se si Cristiano është goditur nga Messi në një nga momentet e El Clasicos.

Ishte Ronaldo ai që u pozicionua te muri i gjallë në një gjuajtje të lirë.

Si për ironi, Ronaldo u godit nga Messi në fytyrë në këtë gjuajtje të lirë.

Ronaldo nuk arriti të ketë impakt në këtë duel.

https://twitter.com/BarcaUniversal/status/944570855409029120

Messi nga ana tjetër ishte njeriu i ndeshjes me dy gola dhe një asistim.

Barcelona triumfoi me rezultat 3-0 ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu duke hapur një distancë prej 14 pikësh në krye të tabelës. /Telegrafi/