Please enter at least 3 characters.

Momenti fantastik i finales, Genc 'gxx-' Kolgeci me super aksion kundër ekipit SKADE në raundet vendimtare

2022/03/gxxvsskade-scaled.jpg

Bad News Eagles shkroi dje (e diel) edhe njëherë historinë duke e mposhtur ekipin me renditje në vendin e 18-të në botë, SKADE.

Fitorja e shumë merituar e ekipit Bad News Eagles erdhi pas një super ndeshje të ngushtë dhe plot emocione, ku e gjithë skuadra luftuan deri në fund me të gjitha forcat për të shkruar historinë.

Mapi i fundit dhe vendimtari (inferno) ishte përplot emocione, ku më meritori ishte lojtari Genc 'gxx-' Kolgeci.

Në raundin e 34 në vazhdime GXX me armen e tij të preferuar “AWP” arriti të eliminojë katër lojtarë të ekipit SKADE në mënyrë fantastike, duke e barazuar rezultatin, ku më pas arritën të dalin fitues.

Më poshtë e gjeni videon e momentit fantastik nga GXX. /Telegrafi/

Promo

Top 5

Nga Rubrika

Në trend Botë

Më të lexuarat