Please enter at least 3 characters.

Momente rrëqethëse krahu i djathtë i aeroplani përfshihet nga tymi dhe liron karburantin (Foto/Video)

2017/03/1-294.jpg
20:"© @josh_edu/Twitter

Një video rrëqethëse e filmuar nga një pasagjer brenda aeroplanit, shfaq momentin kur krahu i djathtë i aeroplanit fillon të lirojë kerozinë dhe tym derisa po bëhej gati të aterronte.

Josh Jacobs qytetar i Bostonit të Shteteve të Bashkuara, po kthehej me aeroplan nga Shangai kur dëgjoi paralajmërimin nga kabina e pilotit, se detyrohen të bëjnë ulje emergjente në Montreal të Kanadasë, transmeton Telegrafi.

“Vetëm disa momente para se të aterronim, e kuptuam se diçka nuk është në rregull. Të gjithë që ishin në aeroplan dëgjuan tinguj të çuditshëm derisa po bëheshim gati të aterrojmë”, ka deklaruar Jacobs.

Zyrtarët e aviokompanisë kanë deklaruar pagazetarëve se aeroplani Boeing 787, ka ndjekur procedurat standarde duke zbrazur rezervuarin dhe fikur motorin e djathtë i cili ishte përfshirë nga flaka. /Telegrafi/