Please enter at least 3 characters.

Molliqaj e quan Vetëvendosjen, grup i falltorëve të dobët

2018/10/Dardan-Molliqaj-foto-Ridvan-Slivova-4-e1540906442228.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, duke komentuar deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se kushedi se çfarë zbulime e parashikime do të dalin tash e tutje nga grupi i falltorëve të dobët.

Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, duke përmendur disa nga arsyet që VV- dha për largimin e tyre, ka shkruar se "ajo që dihet është që kësaj partie iu ka ndalur ora qysh kur ne jemi larguar nga aty".

"Kushedi se çfarë zbulime e parashikime do të dalin tash e tutje nga grupi i falltorëve të dobët. Por, ajo që dihet është që kësaj partie iu ka ndalur ora qysh kur ne jemi larguar nga aty. Vazhdimisht thonë se jemi pak aktivistë, të vegjël e të parëndësishëm, por vihen shumë në siklet nëse kalon vetëm një ditë pa shpifur për neve", ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë i Molliqajt:'Fillimisht, grupi i falltorëve të dobët thanë se ne u larguam sepse ishim spiun të Stanishiqit.Pastaj thanë se ne u larguam sepse na kishin blerë Devollët.Më vonë thanë se arsyeja e largimit tonë ishte ndikimi i ambasadeve ndërkombëtare.Dikur thanë se ne u larguam për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi.Pastaj "zbuluan" se ne u larguam për shkak se ishim të interesuar për tu futur në Qeveri.Pak më vonë thanë se në fakt arsyeja e largimit tonë qenka falja e tokave Serbisë.E sot e paskan "zbuluar" se kemi dalur për të përfunduar në prehër të PDK-së.Kushedi se çfarë zbulime e parashikime do të dalin tash e tutje nga grupi i falltorëve të dobët. Por, ajo që dihet është që kësaj partie iu ka ndalur ora qysh kur ne jemi larguar nga aty. Vazhdimisht thonë se jemi pak aktivistë, të vegjël e të parëndësishëm, por vihen shumë në siklet nëse kalon vetëm një ditë pa shpifur për neve.E ne fatkeqësisht do t'i zhgënjejmë. Përveq se nuk do të futemi në këtë Qeveri, do të angazhohemi vazhdimisht që PDK-në ta largojmë nga pushteti pas kaq shumë vitesh keqqeverisje. Ju vazhdoni të qitni fall, se pavarësisht që parashikimet i keni të dobëta, ndoshta me kalimin e kohës përmirësoheni në këtë fushë :)", ka shkruar Molliqaj.

Reagimi i Molliqajt vjen si pergjigje ndaj deklaratave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e 35-të të Këshillit të Përgjitshëm të VV-së, ka folur për mesazhet e publikuara në media të deputetëve të PSD-së me pjesëtarë të koalicionit qeverisës.

https://telegrafi.com/kurti-thote-se-ata-qe-dalin-nga-vv-ja-po-perfundojne-ne-preher-te-pdk-se/

Kurti tha se kushdo që po del prej VV-së po përfundon në prehër të PDK-së. Ai tha se 12 deputetët e PSD-së u blenë nga presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. /Telegrafi/