Please enter at least 3 characters.

Molliqaj: 22 tetori do të jetë tronditja e radhës për subjektet politike

2017/06/Dardan-Molliqaj-e1484568590288.png

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se 22 tetori do të jetë tronditja e radhës për subjektet politike që kanë keq-qeverisur në komunat e Kosovës.

Molliqaj këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se VV do ta hapë nesër fushatën në Prizren, të përgatitur dhe të gatshëm për fitore.

Postimi i plotë:Nesër e hapim fushatën në Prizren. Të përgatitur e të gatshëm për fitore si asnjëherë më parë. Rezultati i 22 tetorit do të jetë tronditja e radhës për subjektet politike që kanë keqqeverisur në komunat e Kosovës për vite me radhë. Lëvizja jonë me kandidatët e saj, do ta merr udhëheqjen në më shumë se 10 komuna, shumica prej tyre komunat më të mëdha të Kosovës. Një gjë është e sigurtë: pas këtyre zgjedhjeve, ne do të qeverisim për më shumë se gjysmën e popullsisë së Kosovës #meMendje e #meZemër./Telegrafi/