Please enter at least 3 characters.

Moise Kean: Shpresoj që të arrij nivelet e Ronaldos dhe Messit

2019/03/MoiseKean-1.jpg
237:"TURIN, ITALY - MARCH 30: Moise Kean of Juventus celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between Juventus and Empoli at Allianz Stadium on March 30, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Moise Kean po kalon një formë sensacionale në javët e fundit. Pas dy golave të shënuar me përfaqësuesen e Italisë, talenti 19 vjeçar e shënoi golin e fitores për Juventusin në ndeshjen kundër Empolit.

Ai është bërë lojtari i dytë më i ri që nga Mario Balotelli (i cili i ka pasur 18 vjet e 242 ditë) që shënon tetë gola në Serie A.

Ndërsa pas fitores që u solli Bianconerëve, Kean deklaroi se një ditë shpreson të arrijë nivelet e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

"Jam shumë i kënaqur për arritjen e një tjetër rekordi. Siç kam thënë, jam gjithmonë i gatshëm që të thyejë disa rekorde të tjera", ka theksuar për Sky Sport Italia, lojtari i cili në arritjen e këtij rekordi është 19 vjeç e 31 ditë.

"Natyrisht se nuk jam Cristiano ose Messi. Shpresoj që një ditë të arrij nivelet e tyre, nëse angazhohem sa duhet", ka shtuar ai. /Telegrafi/