Please enter at least 3 characters.

Modric i rekomandon Realit transferimin e Hysajt

2018/06/Elseid-Hysaja-1.jpg
228:"NAPLES, ITALY - MARCH 03: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the serie A match between SSC Napoli and AS Roma - Serie A at Stadio San Paolo on March 3, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Luka Modric i ka rekomanduar skuadrës së Real Madridit mbrojtësin shqiptar Elseid Hysajn.

Ky i fundit ka shkëlqyer sezonet e fundit me Napolin dhe ka rënë në syrin e shumë klubeve evropiane.

Në fakt, madrilenët janë duke kërkuar shërbimet e mbrojtësit të Real Sociedadit, Alvaro Odriozola, por si alternativ po shihet lojtari shqiptar.

Luka Modric (Getty Images)

Hysaj ka një klauzolë të largimit prej 44 milionë eurove, një çmim i drejtë për një lojtar të kualitetit të lartë gjersa Reali do të synojë të paguajë më pak, shkruan caught offside.

Ai ka pasur 135 paraqitje për gjigantin e Serie A, ku vetëm vitin e kaluar ka asistuar në pesë raste gjersa raportohet se e ka refuzuar ofertën e Juventusit.

Lojtari 24-vjeçari është vlerësuar si një ndër mbrojtësit më të mirë të krahut të djathtë të Serie A, me aftësitë fantastike të kryerjes së detyrave.

Ndryshe, futbollisti është raportuar se është duke u kërkuar edhe prej skuadrës angleze të Manchester Unitedit. /Telegrafi/