Please enter at least 3 characters.

Moderatorja Arjola Shehu përgënjeshtron thashethemet për pagën e saj

2018/05/ArjolaShehu.jpg

Ditë më parë në mediat shqiptare kanë qarkulluar thashetheme se prezantuesja e njohur, Arjola Shehu, përfiton 100.000 euro në vit.

Në fakt e gjitha nisi nga një deklaratë e saj në emisionin Thumb, ku ajo ishte pyetur në lidhje me rrogën e saj.

Moderatorja e emisionit Kush vjen për Drekë kishte bërë shaka duke thënë se rroga e saj ishte shumë e lartë saqë kapte shifrën gjashtëshifrore.

Kjo deklaratë ka mjaftuar që të përhapen spekulime në lidhje me pagën e lartë të Arjolës.

Prezantuesja e ka bërë një postim në InstaStory për të sqaruar se paga e saj nuk është 100 mijë euro në vit dhe se e gjitha ka qenë shaka.

“Nxjerrë komplet nga konteksti! Ndjeva detyrimin ta sqaroj sepse pashë që shumë portale ishin keqkuptuar me deklaratën time, e cila ka qenë në kuadër të humorit dhe shakasë (çështje montazhi)".

"Detajet financiare mbeten private”, ka shkruar Arjola. /Telegrafi/

(Foto: InstaStory/Arjola_Shehu)