Please enter at least 3 characters.

MKRS ndanë 35 mijë euro edhe për Pejën

2016/01/f.0816205051152_210.jpg

MKRS, siç kishte bërë edhe në rastin e parë, ka nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe klubin Peja, përmes të cilit MKRS ndanë 35 mijë euro për pjesëmarrjen e klubit në Ligën Ballkanike; me saktë për realizimin e pagesave të nevojshme për pjesëmarrje. Mjetet financiare, sikur edhe në Memorandumin e parë, barten në xhirollogarinë e Federatës së Basketbollit të Kosovës, raporton Zëri.

Nënshkrimi i Memorandumit është bërë nga Sekretari i MKRS-së, Veton Firzi, ai i FBK-së, Nazmi Paqarada dhe Kryetari i Klubit Peja, Art Gashi. MKRS përveç kësaj mbështetje do të jetë e angazhuar që të ofrojë përkrahje edhe në aspekte të tjera që lidhen me një organizim sa më të mirë të ndeshjeve në kuadër të Ligës Ballkanike, këtu në Prishtinë dhe Pejë. /Telegrafi/