Please enter at least 3 characters.

Mish me karota

2016/01/f.0926010925582_m.jpg

Për 4 persona:

- mish viçi 500 g
- pak sheqer
- karota 150 g
- majdanoz 1 tufë
- gjalpë 2-3 lugë gjelle
- qepë

Përgatitja

Mishin e presim në 4 racione, e skuqim dhe e vëmë në tenxhere. Në yndyrën që kemi skuqur mishin, shtojmë qepë të grira hollë, e përziejmë sa qepa të zverdhet, shtojmë salcë dhe e kaurdisim së bashku me qepën, shtojmë kripë, ujë të nxehtë, e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë së bashku me mishin.

Karotat i pastrojmë, dhe i presim në formë siç dëshirojmë, i lajmë dhe i hedhim pak sheqer, majdanoz të grirë hollë, i bashkojmë me mishin dhe i lëmë pak së bashku sa të ziejë plotësisht.

I heqim nga zjarri dhe i kemi gati.