Mirlind Daku shënon në fitoren e Muras në Slloveni
09/04/2022
Sulmuesi Mirlind Daku ka shënuar gol edhe në këtë javë për skuadrën e tij Mura në Superligën e Sllovenisë.
Daku luajti gjithë ndeshjen ku Mura fitoi 2-1 si mysafir i Bravo.
Sulmues ynë e hapi ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 25-të.
Ky ishte goli i dytë i tij në Superligën e Sllovenisë, ndërsa ka edhe katër asistime.
Mura është në vendin e katërt me 47 pikë dhe pak gjasa për titull kampioni. /Telegrafi/


