Please enter at least 3 characters.

Mirjeta Shala pas një pauze po i rikthehet botës së modës (Foto)

2017/12/mirjetashala_14723751_1681850745477749_3273341511407763456_n-e1514484985872.jpg

Ajo fitoi kurorën e më të bukurës të "Miss Kosova 2013" dhe ka marr pjesë në garën e "Miss Universe 2013". 

Në nëntor të vitit 2013, ajo nënshkroi një kontratë me kompaninë e bukurisë së tanishëm të presidentit amerikan, Donald J. Trump, "Trump Model Management".

Bëhet fjalë për bukuroshen Mirjeta Shalën, e cila ka bërë të ditur se po i kthehet projekteve të reja.

"U riktheva", ka shkruar shkurt në llogarinë personale në Instagram, Shala.

Kujtojmë se 23-vjeçarja është studente e Administrimit të Biznesit Ekonomik dhe Marketingut në Universitetin AAB-Riinvest.

Ajo gjatë këtyre viteve që i ka munguar skenave të modës i është përkushtuar rolit e të qenit nënë të një fëmije.

Ndryshe, neve na mbetet ta shohim se në çfarë projekti do ta shohim gjatë vitit të ardhshëm Shalën. /Telegrafi/