Please enter at least 3 characters.

Miqësi e pastër verore - djali dhe qeni në humor të mirë

Miqësia mes fëmijëve dhe kafshëve është diçka shumë e veçantë, sidomos kur rriten së bashku.

Një shembull i tillë është ky djalosh dhe Golden Retriever i tij, të cilët shpesh luajnë në oborr gjatë ditëve të nxehta të verës.

Nëna e djalit ka regjistruar një video që e ka ndarë në profilin në Instagram të kafshëve të tyre shtëpiake.

Në video shihet djali duke qeshur me gjithë shpirt, ndërsa qeni vrapon dhe kërcen pranë tij, e ai herë pas here e spërkat me ujë.

"Kjo dyshe e vogël është një burim i pastër gëzimi – i vogli qesh me gjithë shpirt, ndërsa këlyshi dëshmon se e qeshura e një fëmije mund të shërojë shpirtin", ka shkruar nëna në përshkrimin e videos. /Telegrafi/