Ministria për punë dhe mirëqenie sociale paralajmëron Fondin Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë
20/01/2016
Deri te drejtorët e Fondit Pensional ka ardhur edhe një paralajmërim nga Frosina Remenski, ministre e punës dhe mirëqenies sociale, e cila u bën të ditur se këta drejtorë mund të fitojnë padi për kundërvajtje, por edhe penale, nëse nuk i japin dokumentet e duhura me të cilat duhet të vërtetohen arsyet e borxhit ndaj fondeve private penzionale.
Paralajmërimi i ministres Remenski ka ardhur pas pengesave që ka hasur ministria që ajo udhëheqë në kontrollimin e dokumentacionit se si ka ardhur deri te borxhi ndaj kompanive private penzionale. Ndërkaq Fondi Pensional ende nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë që ka kërkuar ministria përkatëse. /Telegrafi/


