Ministria e Arsimit pezullon mësuesit që keqtrajtuan nxënësit
11/10/2017
Pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” i dhunimit të fëmijëve, ka reaguar pasditen e së mërkurës Ministria e Arsimit.Ministria e Arsimit ka deklaruar se mësuesit që shfaqen në video janë pezulluar nga detyra.
Ndërkohë, Drejtoria Arsimore ka nisur inspektimet në shkollën “Luigj Gurakuqi”. /Telegrafi/


