Please enter at least 3 characters.

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusët po përdorin automjete të vjetra të mbushura me eksploziv si bomba në Ukrainë

2023/07/1-163.jpg

Ushtria ruse po sulmon forcat ukrainase me automjete të vjetra të mbushura me eksploziv, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes.

Një konferencë e inteligjencës të enjten citoi disa raporte, se forcat ruse po përdorin automjete të blinduara të vjetruara, të mbushura me disa ton eksplozivë si pajisje shpërthyese të improvizuara.

Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se ekziston mundësia që kjo taktikë të jetë vepër e forcave çeçene, transmeton Telegrafi.

Çeçenët janë në mesin e disa grupeve që luftojnë në të dyja anët e luftës në Ukrainë, dhe vijnë nga një rajon gjysmë autonom në Kaukaz.

Një raport i Euronews në maj zbuloi se Rusia i përdorte çeçenët për të disiplinuar dhe gjoja ekzekutuar ushtarë disidentë, si dhe për të frikësuar civilët në Ukrainë.

Shumë çeçenë që luftuan në anën e Kievit, luftuan kundër Moskës gjatë luftërave të kaluara separatiste.

Ministria britanike e Mbrojtjes vuri në dukje se shumica e IED-ve të automjeteve dyshohet se u përdorën në Donetsk, afër Marinka, dhe praktika u shfaq disa ditë pasi njësitë çeçene u dërguan në atë zonë.

Çeçenët që bënin luftë për Ukrainën, gjithashtu thuhet se përdorën pajisje të ngjashme shpërthyese në janar 2023. /Telegrafi/