Please enter at least 3 characters.

Ministri uron Federatën e Mundjes

2016/01/ministri-uron-federat-euml-n-e-mundjes_hd.jpg

Ministri Shala përgëzon mundësit për këtë të arritur të madhe, duke u dëshiruar suksese dhe korrje të rezultateve sa më të mëdha në garat që do të zhvillojnë, duke falënderuar gjithashtu edhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi.

Sporti i mundjes ka një traditë në vendin tonë dhe pranimi i FMK-së është një lajm i mirë dhe është tepër e rëndësishme që kësaj federate i janë hapur dyert për gara në ngjarjet ndërkombëtare. Ky është kurorëzim i një pune dhe angazhimi të shumë njerëzve.

Pranimi i FMK-së në Federatën Ndërkombëtare të Mundjes është një inkurajim shtesë për institucionet e sportit, dhe ky pranim ka shënuar edhe një hap tjetër drejt ndërkombëtarizimit të plotë të sportit të Kosovës. MKRS mbetet e përkushtuar të punojë që vendi ynë të prezantohet sa më me cilësi në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/