Please enter at least 3 characters.

Ministri Mehaj: Nënkolonel Skender Hajdari dha shumë për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së

2021/04/179029961_3899422360139054_4167708090392418671_n-e1619597836353.png

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Hajdari, pas vdekjes së nënkolonel Skender Hajdarit.

Mehaj ka thënë se dje na tronditi të gjithëve lajmi i hidhur për ndarjen tragjike të nënkolonelit Skender Hajdari.

“Nënkolonel Hajdari si personalitet me vlera të larta kombëtare, qoftë si luftëtar i UÇK-së, si intelektual dhe ushtarak profesionist i TMK-së e FSK-së, dha shumë për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së, Ministrisë së Mbrojtjes dhe vendit në përgjithësi, shkruan Mehaj në telegramin e ngushëllimit.

Telegrami i ngushëllimit:E dashura familje Hajdari,Të nderuar, bashkëveprimtarë, bashkëvendës, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të nënkolonel Hajdarit,Dje na tronditi të gjithëve lajmi i hidhur për ndarjes tragjike nga jeta e nënkolonel Skender Hajdarit. Në cilësi të ministrit të Mbrojtjes dhe si bashkëpunëtor i tij, shprehë dhembjen e thellë për humbjen e madhe jo vetëm për familjen por edhe për institucionet shtetërore dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.Nënkolonel Hajdari si personalitet me vlera të larta kombëtare, qoftë si luftëtar i UÇK-së, si intelektual dhe ushtarak profesionist i TMK-së e FSK-së, dha shumë për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së, Ministrisë së Mbrojtjes dhe vendit në përgjithësi. Ai, si lider, reflektoi edhe me karakterin dhe personalitetin e tij moral dhe profesional si shembull i ushtarakut me dinjitet e integritet të lartë. Në këto momente të vështira për familjen, jemi pranë tyre dhe bashkëndjejmë në dhembjen e madhe për të.Qoftë i përhershëm kujtimi për jetën dhe veprat e nënkolonel Skender Hajdari!/Telegrafi/