Please enter at least 3 characters.

Ministrat raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

2016/10/Komisioni-per-Mbikeqyrjen-e-Financave-Publike-foto-ridvan-slivova-3.jpg
14:"Ridvan Slivova

Sot do të mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në të cilën pritet të shqyrtohen raportet e auditimit të vitit 2015 për disa nga ministritë.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se të ftuar janë ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic dhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Në këtë mbledhje të Komisionit, të ftuar janë edhe Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani dhe drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjoci. /Telegrafi/