Please enter at least 3 characters.

Mimoza Kusari Lila rizgjedhet kryetare e Alternativës

2022/03/276997827_519059476445264_1389218681390513252_n-e1648312017928.jpg

Është mbajtur sot Kuvendi i dytë zgjedhor qendror i subjektit politik Alternativa.

Mimoza Kusari - Lila me vota unanime është rizgjedhur si kryetare Alternativës.

Në fjalën e saj pas rizgjedhjes, Mimoza Kusari Lila, ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë.

"Alternativa si subjekt politik, është parti liberale e qendrës e vetmja e këtij lloji në Republikën e Kosovës, e cila përpos vlerave liberale, promovon demokracinë, barazinë dhe të drejtat e secilit qytetar pa dallim etnie, feje, race, moshe, statusi social apo orientimi individual”, tha ajo.

Kuvendi i Alternativës ka zgjedhur sot Këshillin e Përgjithshëm në përbërje 41 anëtarë, kurse Kryesia e partisë do të zgjedhet nga Këshilli i Përgjithshëm në ditët në vijim. /Telegrafi/