Please enter at least 3 characters.

Milot Rashica vendimtare te Besiktasi – më i miri i ndeshjes 

2024/09/milot-rashica-1212.jpg

Besiktas ka shënuar fitore ndaj Eyupspor me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të elitës së futbollit turk. Sulmuesi anësor, Milot Rashica, ka arritur të shënojë gol në ndeshjen e sotme duke e hapur përballjen dhe duke pasur paraqitje shumë të mirë.Rashica zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20-të, kur arriti të marr një pasim nga Joao Mario për të gjuajtur pastaj nga jashtë zonës për të shënuar për 1-0. 

Pas ndeshjes, Rashica ngaSofaScoreu shpall lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.4.

Ai fitoi pesë duele, ndërsa kishte 28 pasime të kompletuara.

Ky i sotmi ishte goli i parë i Milot Rashicës këtë sezon me fanellën e Basiktas, ndërsa ka edhe katër asistime. /Telegrafi/