Please enter at least 3 characters.

Milani rikthen interesimin për Aurierin

2019/10/aurier.png

Milani nuk ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit të Tottenham Hotspurit, Serge Aurier.

Skuadra italiane e kërkoi transferimin e mbrojtësit francez në afatin kalimtar të verës, mirëpo kalimi nuk u materializua.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Rossonerët janë duke tentuar që në afatin kalimtar të janarit ta transferojnë 26-vjeçarin.

Aurier kaloi te Spurs në vitin 2017 nga Paris Saint-Germian, mirëpo nuk ka arritur ta gjejë vetën.

Kështu, francezi dëshiron tani të largohet edhe nga Tottenhami, derisa Milani është favorit për transferimin e tij.

‘Djajtë’ do të shpresojnë që në afatin e dimrit ta mbyllin transferimin e tij për një shumë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/