Please enter at least 3 characters.

Milani po mban nën vëzhgim tre qendërmbrojtës si objektiva të mundshëm për afatin e janarit

Tregu i transferimeve nuk mbaron kurrë: pasi shpenzoi mbi 150 milionë euro në afatin kalimtar të verës, Milani nën drejtimin e Amorim tashmë po shikon përpara dhe po planifikon investimet e tij të radhës për afatin e janarit.

Klubi Rossoner, siç raportohet nga eksperti i tregut të transferimeve të Tuttomercatoweb, Niccolo Ceccarini, po punon për të mbushur boshllëkun në qendërmbrojtës për të luajtur së bashku me Mario Gila.

Dhe në këtë drejtim, drejtuesit e Milanit kanë etiketuar tre emra të njohur mbrojtësit, të rinj të moshë dhe të lidhur edhe më parë me Milanin.

Një emër që bie në sy në listën e ngushtë të menaxhmentit të Rossonerëve është Tiago Gabriel nga Lecce, ndërsa opsionet që çojnë te Giorgio Scalvini i Atalantas dhe Gonçalo Inacio nga Sporting Lisbona nuk duhen përjashtuar gjithashtu.

Prandaj, Milani po punon për t'i siguruar Ruben Amorim një mbrojtës të ri të profilit të lartë në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/