Milani po konsideron transferimin e ‘yllit të harruar’ të Arsenalit
Milani po shqyrton mundësinë e një lëvizjeje për Gabriel Jesusin, përpara hapjes së afatit kalimtar veror.
Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, Jesus ka ndërruar agjent në janar dhe tani është pjesë e të njëjtit grup menaxhimi që lidhet me Massimiliano Allegrin, gjë që ka ndikuar që emri i tij të përfshihet në listën e shkurtër të Milanit.
Sulmuesi brazilian i është ofruar Milanit edhe në raste të mëparshme, ndërsa situata e tij po monitorohet, teksa klubi vazhdon të kërkojë përforcime në repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.
Jesus e ka parë rolin e tij te Arsenali të zvogëlohet në muajt e fundit, për shkak të rritjes së konkurrencës në sulm, çka i ka kufizuar minutat në fushë.
E ardhmja e tij do të varet nga vlerësimi i Arsenalit dhe gatishmëria e klubit për ta lejuar largimin, por thuhet se ai është i hapur dhe i gatshëm për një përvojë të re në karrierë.
Këtë sezon, pas rikthimit nga lëndimi, Jesus ka zhvilluar 25 paraqitje në të gjitha garat me Arsenalin, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar një asistim./Telegrafi/


