Milani përshpejton bisedimet për transferimin e sulmuesit gjerman
Drejtuesit e Milanit kanë paraqitur një ofertë ndaj Ëest Ham për blerjen e sulmuesit gjerman Niclas Fillkrug.
‘Rossonerët’ i kanë dërguar klubit londinez një propozim që parashikon huazimin e Fullkrug, i lindur në vitin 1993, me opsion blerjeje.
Aktualisht, po e shqyrtojnë ofertën në mënyrë të brendshme përpara se të japin një përgjigje dhe raportohet se janë të prirur të insistojnë për një detyrim blerjeje.
Ndërkohë, edhe Wolfsburgu mbetet i interesuar në prapaskenë. Lajmi është raportuar nga gazetari i Sky Sport, Florian Plettenberg.
🚨🔴⚫️ BREAKING | Understand AC Milan have now submitted an official offer to West Ham for Niclas #Füllkrug. It is a loan deal with an option to buy.
West Ham are now reviewing the offer internally. #WHUFC would actually like at least an obligation to buy.@SkySportDE 🇩🇪 pic.twitter.com/EbaZaMJLPb
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) December 17, 2025
Sipas Milan News, klubi i Serie A është i vendosur të arrijë një marrëveshje deri në fund të vitit 2025.
Gjiganti italian po shtyn fuqishëm për një huazim me opsion blerjeje, me synimin që Fullkrug të jetë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur.
Në verën e vitit 2024, kur Milani kishte shfaqur gjithashtu interes dhe pas një sezoni shumë të mirë me Borussia Dortmund si dhe një Kampionati Evropian pozitiv me Gjermaninë, sulmuesi vendosi të transferohej në Ligën Premier.
Pas rreth një viti e gjysmë, ai gjendet jashtë rotacionit dhe po përballet me probleme të shumta fizike, të cilat ia kanë ndërprerë vazhdimësinë.
Këtë sezon, ai ka luajtur vetëm 413 minuta: tetë paraqitje në Ligën Premier, pesë prej tyre si titullar, si dhe një ndeshje në Kupën e Ligës./Telegrafi/


