Please enter at least 3 characters.

Milani njofton PSG-në për çmimin e Theo Hernandezit

2020/04/GettyImages-1193898440.jpg
230:"MILAN, ITALY - JANUARY 15: Theo Hernandez of AC Milan celebrates his goal during the Coppa Italia match between AC Milan and SPAL at Stadio Giuseppe Meazza on January 15, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Theo Hernandez ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Milanit.

Mbrojtësi i majtë francez iu bashkua kuqezinjve në verën e vitit 2019 nga Real Madrid dhe ka qenë ndër lojtarët më të mirë këtë edicion.

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain janë duke kërkuar me ngulm transferimin e mbrojtësit francez.

Parisienët do të mbesin pa Layvin Kurzawan që do të largohet si futbollist i lirë në fund të sezonit.

Theo Hernandez . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Milani që po mendon të ndërtojë një skuadër të re nga edicioni i ri dhe pa shpenzime të mëdha është gati ta lë të lirë Theon.

Rossonerët e kanë njoftuar Parisin se do ta lejonin largimin e mbrojtësit anësorë vetëm nëse paguhet shuma prej 60 milionë eurove.

Calciomercato ka raportuar se Kuqezinjtë vlerësojnë që vlera e lojtarit është trefishuar këtë edicion.

22-vjeçari ka zhvilluar 25 paraqitje me Milanin ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/