Please enter at least 3 characters.

Milani mposht Fiorentinan dhe siguron kualifikimin direkt në Europa League

2018/05/Milan1-1.jpg
252:"MILAN, ITALY - MAY 20: Patrick Cutrone of AC Milan celebrates his goal with his team-mates during the serie A match between AC Milan and ACF Fiorentina at Stadio Giuseppe Meazza on May 20, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Me rezultat 5-1, Milani ka triumfuar përballë Fiorentinas në ndeshjen e fundit sezonale në Serie A që u zhvillua në San Siro.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me golin e Giovanni Simeone (20'), mirëpo vendasit e barazuan shumë shpejt rezultatin përmes Hakan Calhanoglu (23').

(Foto: Getty Images)

Pa përfunduar pjesa e parë, rezultati u kthye në favor të Rossonerëve, ndërsa golashënues ishte Patrick Cutrone (42').

Nikoqirët vazhduan të shnëonin edhe në pjesën e dytë për ta vulosur fitoren në këtë takim.

Fillimisht, Nikola Kalinic e realizoi golin e tretë të Milanit (49'), kurse Patrick Cutrone e shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për vendasit (59').

(Foto: Getty Images)

Giacomo Bonaventura e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit (76').

Pas kësaj fitoreje, Milani e ka përfunduar sezonin 2017/2018 në vend të gjashtë në tabelë duke siguruar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në fazën grupore të Europa League.

Nga 38 xhiro të zhvilluara, Rossonerët kanë arkëtuar 64 pikë, nga 18 fitore,10 barazime dhe 10 humbje.

Fiorentina e mbyll sezonin në vend të tetë, jashtë zonës evropiane, me 57 pikë të grumbulluara./Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6jxjll

https://www.dailymotion.com/video/x6jxjim

https://www.dailymotion.com/video/x6jxkv1

https://www.dailymotion.com/video/x6jxm9e

https://www.dailymotion.com/video/x6jxmsv

https://www.dailymotion.com/video/x6jxnqc