Milani interesohet për Dostin
03/03/2015
Sulmuesi shënon po thuajse në çdo lojë dhe po tregohet vendimtar për Wolfsburgun në pjesën e dytë të këtij sezoni.
Kjo formë e holandezit është vërejtur nga AC Milani, me Corriere dello Sport që raporton se skuadra italiane është e interesuar për transferimin e këtij futbollisti në merkaton e verës.
Skuadra nga “San Siro” po ka probleme në secilin repart dhe angazhimi i Bas Dost do të zgjidhte shumë probleme, transmeton Kosovapress.
Milani pritet të ofrojë 15 milionë euro për 25-vjeçarin që ka kontratë deri në vitin 2017 me skuadrën e Wolfsburg.


