Please enter at least 3 characters.

Milani i vendos çmimin Kessies

2019/12/GettyImages-1176211318.jpg
231:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 21: Franck Kessie of Milan in action during the Serie A match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on September 21, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani ka vendosur përfundimisht ta shes mesfushorin Franck Kessie

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka kërkuar largimin nga Milani edhe në afatin kalimtar të verës, por në klub nuk erdhi oferta e duhur.

Kessie nuk ka pasur një sezon të mirë dhe kërkon me ngulm largimin në janar.

Franck Kessie. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Milani i ka plotësuar lojtarit dëshirën pasi ka vendosur që ta shes gjatë afatit kalimtar të janarit.

Rossonerët tanimë i kanë vendosur edhe çmimin e largimit, pasi për ta lënë të lirë atë duan 30 milionë euro.

Wolverhampton Wanderers, West Ham United, Monaco dhe Schalke 04 janë skuadrat e interesuara për transferimin e afrikanit. /Telegrafi/