Please enter at least 3 characters.

Milani i ofron rinovimin e kontratës Abates

2018/12/Abate.jpg
217:"UDINE, ITALY - NOVEMBER 04: Ignazio Abate of AC Milan in action during the Serie A match between Udinese and AC Milan at Stadio Friuli on November 4, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani thuhet se i ka ofruar kontratë të re mbrojtësit italian, Ignazio Abate.

Abate është duke luajtur së fundmi si qendërmbrojtës në ekipin e Rossonerëve, shkaku i lëndimeve të shumta në këtë repart.

Por, mbrojtësi italian ka befasuar me rendimentin e treguar në qendër të mbrojtjes dhe kjo i ka pëlqyer drejtuesve.

Ignazio Abate (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Sipas gazetës italiane Tuttusport, Milani i ka ofruar kontratë të re Abates.

32-vjeçari është një mbrojtësi natyral i krahut të djathtë, por ishte si lider i Rossonerëve në qendër ndaj Lazios dhe Parmas.

Abate dhe Ronaldo gjatë një aksioni (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ish-reprezentuesi italian është të Milani nga viti 2009 dhe që atëherë ka bërë 294 paraqitje me klubin.

Gjatë këtyre viteve, Abate ka arritur të fitojë titullin kampion në Serie A dhe Superkupën e Italisë. /Telegrafi/