Please enter at least 3 characters.

Milani fiton në udhëtim te Cheivo dhe ruan diferencën me Interin para derbit

2019/03/Krzysztof-Piatek-1-e1552166294830.jpg
311:"VERONA, ITALY - MARCH 09: Krzysztof Piatek #19 of AC Milan celebrates after scoring the second goal of his team with teammate Franck Kessie (R) during the Serie A match between Chievo Verona and AC Milan at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on March 9, 2019 in Verona, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani arriti fitore ndaj Chievos me rezultat 1-2 në Serie A dhe kjo ishte fitorja e pestë radhazi.

Kuqezinjtë ishin më të mirë, por nuk ishte një ndeshje e lehtë për skuadrën e Gennaro Gattusos.

Në minutat e parë ishte një ndeshje e heshtur, ndërsa goli i parë erdhi nga mysafirët të cilën shënuan me anë të Lucas Biglias (31') nga gjuajta e lirë.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Pas dhjetë minutash vendasit barazuan rezultatin me anë të Përparim Hetemajt, ky ishte goli i parë sezonal për shqiptarin.

Fitorja e Milanit erdhi nga Krzysztof Piatek, i cili shënoi në minutën e 57-të pas një tollovie në zonë.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Milani vazhdon në pozitën e tretë me 51 pikë, katër më shumë se Interi që kanë një ndeshje më pak (atë ndaj Spalit), kurse Chievo vazhdon e fundit në Serie A me 10 pikë.

Në xhiron e radhës Milani luan ndaj zikaltërve për Derby della Madonnina, kurse Chievo udhëton te Atalnata. /Telegrafi/