Please enter at least 3 characters.

Milani fiton ndaj Atalantas, Piatek nuk i ndal së shënuari

2019/02/Krzysztof-Piatek-4-e1550352031729.jpg
257:"BERGAMO, ITALY - FEBRUARY 16: Krzysztof Piatek of AC Milan celebrates his second goal during the Serie A match between Atalanta BC and AC Milan at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on February 16, 2019 in Bergamo, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani arriti të fitojë ndaj Atalantas me rezultat 1-3 në Serie A.

Kuqezinjtë arritën të bëjnë një paraqitje fantastike dhe kështu arritën të ndalin ecurinë e mirë të zikaltërve.

Goli i parë në takim u shënua nga Remo Freuler (33'), por ishte Krzysztof Piatek ai që barazoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani kishte një fillim të mirë të pjesës së dytë, fillimisht kaloi në epërsi me një gol të bukur nga Hakan Calhanoglu (55'), pastaj thelloi epërsinë me Piatek (61').

Ky ishte goli i gjashtë për polakun në pesë ndeshje me fanellën e skuadrës nga Milano në të gjitha garat.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Milani vazhdon në pozitën e katër me 42 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e pestë me 38 pikë.

Ndeshja e ardhshme e ekipit te Gennaro Gattuso është ndaj Empolit, kurse ajo e Gian Piero Gasperini luan kundër Torinos. /Telegrafi/