Please enter at least 3 characters.

Milani e siguron Kamadan, testet mjekësore javën e ardhshme

2023/05/Kamada.jpeg
302:"Soccer Football - Bundesliga - Schalke 04 v Eintracht Frankfurt - Veltins-Arena, Gelsenkirchen, Germany - May 20, 2023 Eintracht Frankfurt's Daichi Kamada celebrates scoring their first goal REUTERS/Thilo Schmuelgen DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO.
7:"REUTERS

Milani ka siguruar shërbimet e mesfushorit japonez Daichi Kamada.

Mesfushori japonez largohet nga Eintracht Frankfurt pas gjashtë viteve qëndrim në Bundesliga ku ka shkëlqyer.

26-vjeçari në stinorin e fundit ka zhvilluar 46 ndeshje zyrtare ku ka realizuar edhe 16 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se Rossonerët kanë njoftuar tanimë Frankfurtin se janë në bisedime të avancuara me Kamadan dhe pritet ta transferojnë si futbollist të lirë.

Nëse gjithçka përfundohet këtë javë, atëherë Rossonerët i kanë rezervuar edhe testet mjekësore yllit japonez në fillim të javës së ardhshme.

Bëhet fjalë për një kontratë pesë vjeçare me japonezin që pritet të fitojë tre milionë euro pagë vjetore neto.

Milani për t'i siguruar shërbimet e japonezit ka mposhtur konkurrencën e Borussia Dortmund, Inter, Barcelona, Newcastle United, Atletico Madrid, Napolin dhe Manchester United. /Telegrafi/