Milani e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Interi
Pas 45 minutave dramatike në “San Siro”, Milan po kryeson ndaj Interit me rezultat 1-0, falë një goli të bukur nga Pervis Estupiñán në minutën e 35-të.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që kërkonin hapësira në sulm. Milan ishte më konkret, me raste të pastra për të shënuar që në minutat e hershme.
Në minutën e 3-të, Luka Modriç provoi me një goditje të fortë nga jashtë zone, por topi shkoi pranë shtyllës. Pak më vonë, Adrien Rabiot tentoi të gjente bashkëlojtarët e tij me pasime të gjata, por pa sukses.
Minuta e 35-të solli golin vendimtar për 1-0, kur Youssouf Fofana nxori një pasim të saktë për Pervis Estupiñán, i cili brenda zonës dërgoi topin në portën e Interit, duke e lënë portierin pa shanse.


