Milan dhe Inter me objektivin e njëjtë për repartin ofensivë
274:"EINDHOVEN, NETHERLANDS - AUGUST 11: Steven Bergwijn of PSV celebrates scoring his teams second goal of the game during the Eredivisie match between PSV and Utrecht at Philips Stadion on August 11, 2018 in Eindhoven, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
Steven Bergwijn. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images
30/05/2019
Steven Bergwijn është njëri nga sulmuesit më të talentuar holandez dhe këtë edicion ka shkëlqyer me PSV Eindhoven.
Sulmuesi anësorë ka qenë ylli kryesor i PSV-së në kampionat dhe në garat evropiane.
21-vjeçari ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 13 asistime në 41 ndeshjet zyrtare me fanellën e gjigantit holandez.
Kësisoj vlera e tij është rritur ndjeshëm dhe po kërkohet nga skuadrat e mëdha evropiane.
Milan dhe Inter, dy rivalët lokal janë vënë pas Bergwijn dhe po tentojnë ta bindin atë të transferohet në Serie A.
Interesim për sulmuesin këmbëshpejtë ka shfaqur edhe Roma në Serie A, si dhe Arsenal e Chelsea në Angli.
PSV është gati ta lë të lirë të largohet xhevahiri i tyre, nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/


