Please enter at least 3 characters.

Mignolet: Kemi studiuar të gjithë penalltitë e lojtarëve të Arsenalit

2016/08/SimonMignoletInternationalChampionsCupCwB-da1z-Kmx.jpg

Simon Mignolet ka folur pas fitores ndaj Arsenalit në javën hapëse të Ligës Premier.

Belgu ka thënë se është i lumtur që ka mbrojtur penalltinë e Theo Walcott, e cila në fund doli të jetë vendimtare.

"Jam i lumtur që kam ndalur penalltinë e Walcott, kemi studiuar të gjithë njëmbëdhjetëmetërshat e Topçinjve dhe në fund ia kemi dal mirë”, ka thënë Mignolet.

Vlen të theksohet se 28-vjeçari sezonin e kaluar ishte përballur me shumë kritika nga tifozët e Liverpoolit.  /Telegrafi/