Please enter at least 3 characters.

Mickoski, Filipçes: Inflacioni në qershor të vitit 2026 është 3.4%, ndërsa në qershor 2022 ishte 14.7%

Hristijan Mickoski
Hristijan Mickoski
Hristijan Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski paraqiti të dhëna krahasuese ekonomike, duke theksuar se rritja e BPV-së dhe rritja e pensioneve janë trefish më të larta tani sesa gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së.

Ai tha se pagat rriten me ritëm më të shpejtë, çmimet e derivateve të naftës janë më të ulëtat në rajon pavarësisht kushteve të krizës, ndërsa, duke krahasuar të dhënat për inflacionin, nënvizoi se inflacioni në qershor të vitit 2026 është 3,4%, ndërsa në qershor të vitit 2022, gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, ishte 14,7%.

Në përgjigje të pyetjes së deputetit Venko Filipçe, Mickoski foli edhe për kredinë hungareze, duke theksuar se Hungaria ka konfirmuar se bëhet fjalë për kredi të marrë me kushte preferenciale.

"Si shtet kemi arritur të sigurojmë mjete të lira financiare, ose të jem më preciz, më të lirat krahasuar me të gjitha shtetet e tjera që në atë periudhë kanë siguruar financim të tillë, gjysmën e këtyre mjeteve e shfrytëzuam për shlyerjen e euroobligacionit në vlerë prej 500 milionë eurosh, ndërsa një e katërta e gjysmës tjetër përdoret nga kompanitë përmes kredive të subvencionuara me normë interesi prej 1,95%, ndërsa pjesa e mbetur prej 250 milionë eurosh, së bashku me 250 milionë euro të tjera, është përdorur për financimin e projekteve në komuna, përfshirë edhe ato komuna ku LSDM-ja ka disa krerë komunash.

Unë mendoja se ju do të dilnit dhe do ta përgëzonit shtetin për arritjen e një marrëveshjeje të tillë, për të cilën vetë shteti hungarez thotë se është me kushte preferenciale dhe se qytetarët hungarezë do të duhej të paguanin edhe 250 milionë euro kamata shtesë, e kështu me radhë, por ju sërish dilni dhe thoni gjëra që nuk janë të vërteta", u përgjigj Mickoski./Telegrafi/