Please enter at least 3 characters.

Mickoski: BE-ja duhet të mbështesë vendet që tregojnë pjekuri, vendosmëri dhe bashkëpunim

2024/10/463116404_1144100437071881_7701350941307892381_n.jpg

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski nga Berlini tha se Bashkimi Evropian duhet t'i mbështesë vendet që tregojnë pjekuri, vendosmëri dhe bashkëpunim për qëllimin e përbashkët.

Siç tha ai, Maqedonia është duke bërë shumë në këtë drejtim.

Mickoski po merr pjesë në takimin e shefave të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

“Kancelari gjerman Scholz tha se BE-ja nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Mickoski në Facebook./Telegrafi/