Michael refuzon ribashkimin
31/10/2008
Në fillim të javës ishte njoftuar se Michael dhe vëllezërit e tij po planifikonin një turne të përbashkët koncertesh, madje spekulohej se edhe motra e tyre, Janet Jackson, do t’iu bashkëngjitej.
Mirëpo këngëtari i hitit “Thriller” ka mohuar këto spekulime duke thënë se ai dëshiron të përqendrohet te karriera e tij solo.
“Vëllezërit dhe motrat e mia kanë dashurinë dhe mbështetjen time të plotë, dhe ne kemi përjetuar përvoja shumë të këndshme së bashku. Por në këtë moment nuk e kam në plan që të bashkohem me ata për ndonjë turne. Aktualisht unë jam në studio duke zhvilluar projekte të reja dhe emocionuese të cilat planifikoj t’i ndaj së shpejti me fansat e mi nëpër koncerte”, ka thënë këngëtari 50-vjeçar.


