Messi shënon supergol nga distanca ndaj Mallorcas
07/12/2019
Lionel Messi ka shënuar një gol të bukur në takimin ndaj Mallorcas të vlefshëm për javën e 16-të në La Liga.
Barcelona e ka nisur furishëm takimin ndaj Mallorcas duke shënuar pas vetëm shtatë minutave për 1-0 me anë të Antonio Griezmann.
Megjithatë, goli i epërsisë 2-0 ishte thjeshtë fantastik.
Është ylli kryesor i skuadrës, Messi, i cili ka shënuar një supergol nga distanca për 2-0.
Goli i Messit erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes nga një distancë prej rreth 20 metrave. /Telegrafi/


